Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake në trup nuk i janë gjetur shenja dhune.
Një turist polak, i identifikuar me inicialet A.H., 73 vjeç është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën që kishte marrë me qira në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake në trup nuk i janë gjetur shenja dhune. Megjithatë bëhet me dije se grupi hetimor po verifikon rrethanat e plota të ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.