Alarm në Japoni, humb USB-ja me të dhënat personale të 465 mijë personave

0

CNN shkruan se USB-ja përmbante të dhënat personale të 465,177 personave që janë të regjistruar dhe jetojnë në Amagasaki.

Një USB me të dhëna personale të mbi 465 mijë personave, përfshirë numrat e llogarive bankare ka humbur në Japoni duke vënë vendin në alarm.

Denoncimin e ka bërë një punonjës administrate që ka deklaruar se ka humbur një çantë brenda të cilës ndodhej edhe USB-ja me të dhënat. CNN shkruan se USB-ja përmbante të dhënat personale të 465,177 personave që janë të regjistruar dhe jetojnë në Amagasaki.

USB-ja ka emrat, adresat, datat e lindjes dhe numrat e llogarisë bankare. Ende nuk dihet se sip o vijojnë hetimet për gjetjen e USB-së me të dhënat personale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu