Kthehet pas 10 ditësh në banesë 31-vjeçarja nga Librazhdi. Nëna e dy fëmijëve: Unë ika me dëshirë!

0

Librazhd- Është kthyer në banesë Marjeta Zylalinëna e dy fëmijëve të mitur që u zhduk rreth 10 ditë më parë.

Ajo ka deklaruar se iku me dëshirë.

Marjeta Zylali rezulton prej 7 vitesh e divorcuar. Mëngjesin e 16 qershorit ajo u zhduk nga banesa.

Nëna e Marjeta Zylalit ka treguar: I ka marrë lekët vajzës, rreth 300-400 mijë lekë. I kishte sjell goca nga Italia, se kishin ca borxhe, që t’i lanin.

Njëherë më iku tek një djalë vajza, te Gentian Koçi. Do bënin celebrim fals. Gentiani është te 20 vjeç. Vajza mori fëmijët dhe iku. Më mori në telefon, kur iku, ndërsa këtë radhë nuk më tha asgjë.

Më 15 qershor, Marjeta ishte e shqetësuar. Sapo ishte kthyer nga Italia, iku të merrte ca gjëra në dyqan, ku bëhen byreqe, dhe nuk u kthye më. Unë mendova se ishte në punë, por në orët e darkës u shqetësova.

Telefoni i saj u mbyll në çast, i rashë shumë herë. Ca ka marrë vetëm paratë, e kartën e identitetit, asgjë tjetër, dokumentet e tjera i kam unë në çantë. Kur doli atë ditë nga shtëpia, e telefonoi goca tjetër, por telefoni ishte mbyllur direkt. Unë nuk di as veshjen e saj. Foli me motrën në shtëpi dhe iku në mëngjes.

Por duket se largimi ka qenë thjesht një aventurë e radhës e gruas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu