TRAGJEDI në Teksas, gjenden në kamion 46 emigrantë të vdekur

0

SHBA- Të paktën 46 persona, që besohet se janë emigrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas. 16 persona, përfshirë katër fëmijë, u dërguan në spital. Të mbijetuarit vuanin nga goditja e nxehtësisë dhe lodhja, raporton BBC.

San Antonio, i cili është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për trafikantët e njerëzve. Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin kamionë për të transportuar emigrantë pa dokumente, duke i kaluar në Shtetet e Bashkuara.

“Ata kishin familje…dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë,” tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg. “Nuk është asgjë më pak se një tragjedi e tmerrshme njerëzore.”.

Reaguesit e urgjencës mbërritën fillimisht në vendngjarje rreth orës 18:00 me orën lokale (23:00 GMT) pasi iu përgjigjën raporteve për një trup të pajetë, u tha gazetarëve shefi i zjarrfikësve të San Antonios, Charles Hood.

“Ne nuk duhet të hapim një kamion dhe të shohim tufa trupash atje. Asnjëri prej nesh nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë,” tha ai.

Ai shtoi se automjeti, i cili ishte braktisur nga drejtuesi i tij, nuk kishte ajër të kondicionuar dhe nuk kishte ujë të pijshëm brenda.

Tre persona po mbahen në paraburgim dhe hetimi i është dorëzuar agjentëve federalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu