Helmimi qytetarëve në Kukës, kryebashkiaku: S’ka përmbajte bakteriologjike në ujë!

0

Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili bën me dije se sipas analizave të ardhura nga Instituti i Shëndetit Publike, uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

Analizat e ujit në Kukës janë publikuar dhe rezulton se nuk kanë përmbajtje bakteriologjike. Gjë që përjashton pistën se helmimi masiv në këtë qytet ka ndodhur për shkak të ujit të pijshëm. Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili bën me dije se sipas analizave të ardhura nga Instituti i Shëndetit Publike, uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

“Uji është brenda standardeve kjo edhe nga analizat e ardhura nga ISHP, nga sot kemi të gjitha analizat e të gjithë Kukësin dhe lagjen Muja në Shtiqen që vërtetojnë që uji është i pastër, nuk ka patur helmim të qytetarëve nga uji. Thirrje qytetarëve që të pijnë ujin e pijshëm, uji është i pastër me te gjitha parametrat bakteriologjike, fizio-kimike sipas ligjit. Garantojmë se uji i pijshëm me të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Kukësit është i pastër,”- tha Gjici.

Sipas kryebashkiakut të Kukësit, deklaratat për helmimin kanë qenë trillim i disa politikanëve dhe se do të padisë të gjithë shpifësit, duke drejtuar gishtin nga Partia Demokratike.

Një ditë më parë, Gjiçi deklaroi se uji në lagjen Muja të Shtiqnit ishte përzier me ujin vaditës, por duket se ka ndërruar version, duke nisur nga deklaratat e mjekëve se rreth 50 pacientë u paraqitën në spital me simptoma helmimi dhe shqetësimin e qytetarëve për ndotjen e ujit, Prokuroria e Kukësit ka nisur hetimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu