15-vjeçari u mbyt në Drinin e Zi, banori: Është shumë i rrezikshëm për turistët

0

Ndërsa banorët e zonës, sipas tij janë mësuar.

Një banor i zonës ka shprehur ngushëllimet për familjen e 15-vjecarit që u mbyt dje në lumin Drin i Zi. Në një prononcim për mediat, banori thotë se është shumë e vështirë për turistët që të lahen në këtë lumë pasi është i rrezikshëm, ndërsa banorët e zonës janë mësuar.

“I shprehim ngushëllime familjarëve të djalit, ka qenë i ardhur për turist. Nuk është fare i lehtë Drini për turistët. Për fëmijët e zonës këtu nuk është fare i vështirë sepse janë rritur me këtë lum dhe dinë si të reagojnë. Një tjetër problem është se fëmijët kur vijnë në temperatura të larta, para se të hyjnë në ujë  duhet të freskohen. Në Drinin e Zi, cdo vit mbytet nga një fëmijë. I bëj thirrje të gjithë fëmijëve që para se të hyjnë në ujë, të freskohen,”- tha banori.

15-vjeçari kishte shkuar për ekskursion me shokët e klasës së tij dhe u fut të lahej në lumë. Por, adoleshenti nuk doli më i gjallë që aty. Atë e mori rrjedha e lumit dhe u mbyt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu