S’ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejtoreshës në Shkodër, i mbështjellë me letër ‘moltoje’, dëshmia e saj e pabesueshme

0

Në gomën e automjetit tip “Range Rover”, të Suida Kukës, drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, ishte vendosur rreth 200 gram tritol.

Grupi hetimor ka dalë në përfundim se ndaj drejtoreshës do kryhej atentat, duke rrëzuar kështu mundësinë e ndonjë paralajmërimi.

Hetuesit kanë dalë në këtë përfundim, pasi lënda plasëse  ishte e montuar gati për shpërthim, e do kryhej me telekomandë. Vete Kuka nuk ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Gjatë marrjes në pyetje ajo është shprehur se nuk ka asnjë konflikt.

Ndërkohë burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dëshmia e saj  është e pabesueshme. Gjithashtu hetuesit kanë ngritur dyshime se drejtoresha e  Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, edhe i trembej një atentati.

Hetuesit kanë dalë në këtë konkluzion pasi, ka qenë vetë Kuka e cila ka lajmëruar policinë për pakon e dyshimtë, e sipas tyre identifikimi i pakos ka qenë i vështirë, pasi autorët ndryshe nga herë të tjera nuk e kishin mbështjellë me natriban, por me letër moltoje.

Ndërkohë pranë vendit të ngjarjes policia ka sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve dhe institucioneve me qëllim identifkimin e autorëve që e kanë vendosur eksplozivin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu