Vihen në pranga katër të rinj nga Fier, kundërshtuan kontrollin e policisë në një lokal (EMRAT)

0

Katër të rinj janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e rendit, teksa këta të fundit ishin duke kryer një kontroll në një lokal.

Shtetasit e vënë në pranga nga uniformat blu janë Julian Tafa, Enerik Metaj, Albano Metaj dhe Elsi Kapaj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga 4 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në një lokal në bulevardin “Ramiz Aranitasi”, 4 të rinjtë, të cilët ishin klientë në lokal, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu