Policia sqaron ngjarjen në Tiranë: 50-vjeçari është vetëplagosur

0

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në Tiranë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se A. Sh., 50 vjeç dyshohet të jetë vetë plagosur me armë zjarri.

Njoftimi i policisë: Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç. Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

50-vjeçari ka shkuar me këmbët e tij në spital. Ai po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk dihen detaje të tjera në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.