Ai po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk dihen detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
50-vjeçari që u plagos këtë mesditë në Tiranë është paraqitur vetë në spitalin e Traumës. Mësohet se i plagosuri me inicialet A.Sh., është paraqitur vetë në spital me plagë me armë zjarri.
Ai po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk dihen detaje për gjendjen e tij shëndetësore. Rrethanat e ngjarjes në fjalë janë mistërgjithashtu. Ende nuk ka një njoftim nga Policia e Tiranës për plagosjen në fjalë.





