Pas 11 vitesh, kriza prek dhe ujin në Elbasan, UKT kërkesë për rritjen e çmimit

0

Ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në Elbasan i ka bërë kërkesë ERRU të rrisë me të paktën 4 lekë çmimin e metër katrorë të ujit për konsumtatorët dhe 25 lekë për biznesin.

Zv administratori Julian Dervishi tha se rritja e çmimit të ujit nuk synon të prekë xhepat e qytetarëve, por të mbulojë kostot operative të ndërmarrjes.

Edhe pse rritja e faturës së ujit në Elbasan nuk do ta kalojë 10 përqind të vlerës aktuale qytetarët kanë reaguar të revoltuar duke thënë se kjo do të rëndojë në xhepat e tyre.

Hera e fundit që çmimi i ujit të pijshëm u rrit në Elbasan ka qënë 11 vite më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu