Fshihej poshtë urës së Zaranikës! Vrau me thikë bashkëjetuesen në Elbasan, arrestohet autori Ramis Mici

0

Pak ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit.
Pas 24 orësh ndjekje, Policia e Elbasanit ka arrestuar Ramis Micin, i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij. 37-vjeçari vrau me thikë mëngjesin e djeshëm bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin. Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës dhe që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar poshtë urës.

Elezi humbi jetën në vend vend pasi u godit disa herë me thikë, në banesën e marrë me qera në lagjen ‘Skëndërbeu’.

Pak ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt dhe të dy kishin përfunduar në polici pas denoncimit të Elezit. Pronari i banesës ku ata qëndronin me qira tha se policia e ka shoqëruar në rajon autorin e krimit pas denoncimit të bashkëjetueses së tij për dhunë, por janë të paqarta arsyet pse ai ishte liruar brenda kaq pak ditësh.

Viktima kishte bërë kërkesë për urdhër mbrojtje por nuk e kishte përfituar ende atë. Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa. Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës e cila ishte larguar pak ditë më parë pranë të atit.

Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu