Sekreti i Bankës së Shqipërisë: Si u klonua kompania italiane e rikonstruksionit të Hotel Dajtit

0

Dokumentet e siguruara nga BIRN zbulojnë se punimet për rikonstruksionin e ish-Hotel Dajtit nuk po kryhen nga kompania që u përzgjodh fituese në një tender ndërkombëtar në vitin 2017, pasi ajo është prej 5 vitesh në procedura falimenti.

Në qershor të vitit 2010, Banka e Shqipërisë i bleu Këshillit të Ministrave për 30.4 milionë euro ndërtesën e ish-hotel Dajtit, për ta kthyer në një kompleks zyrash për administratën e saj në rritje – një transaksion i pazakontë që ngjalli debate dhe akuza politike. Në vitin 2017, Banka e Shqipërisë mbajti një tender të kufizuar ndërkombëtar me vlerë 16 milionë euro me shtatë kompani ndërtimi të huaja për rikonstruksionin e ndërtesës, duke premtuar se do të bënte transparencë për kompaninë fituese pas lidhjes së kontratës.

Megjithëse kanë kaluar pesë vjet nga tenderi dhe dy vjet nga afati i përfundimit të punimeve, ndërtesa ikonike e hotelit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë është ende  në rikonstruksion.

Edhe premtimi i Bankës së Shqipërisë për të bërë transparencë mbi kompaninë ndërtuese nuk është materializuar, ndërsa institucioni qendror financiar i vendit fshihet pas ‘sekretit bankar’, duke refuzuar kërkesat për informacion të bazuara në ligjin ‘Për të drejtën e informimit’.

Megjithatë, të dhënat dhe dokumentet e siguruara nga BIRN nga burime të tjera tregojnë se tenderi për rikonstruksionin e ndërtesës u fitua nga kompania italiane e ndërtimit “C.G.F Construzioni Generali s.p.a’ në bashkëpunim me shoqërinë lokale ‘AD-STAR’ sh.p.k.

Por italianët falimentuan një vit më pas dhe në skenë hyri një kompani shqiptare, e regjistruar në Tiranë nga një shtetase italiane me të njëjtin emër – “C.G.F Construzioni Generali s.p.a sh.p.k’, rrokadë që sipas ekspertëve, shkel rregulloren e prokurimit të Bankës së Shqipërisë.

“Nëse një kompani është zgjedhur mbi bazën e dokumentave të rregullt, të një procesi të rregullt dhe gjatë rrugës ajo falimenton, atëherë prokurimi duhet të ndërpritet dhe të rishpallet gara,” tha Selami Xhepa, profesor ekonomie në Universitetin Europian të Tiranës, ndërsa shtoi se zëvendësimi i kompanive kontraktore është “plotësisht i parregullt nga pikëpamja ligjore.”

E pyetur nga BIRN mbi procedurën e zëvendësimit të fituesit të tenderit, Banka e Shqipërisë refuzoi të komentonte.

“Çdo praktikë e jona klasifikohet sekret bankar deri në përmbylljen e plotë të procedurës,” insistoi ajo nëpërmjet një përgjigje me shkrim.

Pronari i kompanisë shqiptare ‘C.G.F Construzioni Generali shpk’, Halim Saliu ishte më i hapur. Ai i tha BIRN se nuk kishte rëndësi nëse kompania e tij ishte apo jo degë e kompanisë italiane.

“Kur Banka e Shqipërisë ka arritur të ruajë cilësinë, çmimet, gjithçka dhe të merreni me një devijim të tillë?” u ankua ai. “Nuk mund të quhet shkelje kur nuk ka dëm për xhepat e shqiptarëve, më habit kjo mënyra si ju gjykoni,” shtoi Saliu.

Ndërkohë, drejtuesi i kompanisë ‘AD-STAR’ sh.p.k, Alfred Çoma i tha BIRN se kompania e tij kishte pasur një rol të vogël në tender.

“Unë kam qenë në konsorcium me kompaninë italiane dhe kam patur një pjesë të vogël të punimeve, vetëm 10%,” tha Çoma, ndërsa shtoi se pjesa tjetër i takonte kompanisë italiane.

“Kemi qenë më tepër për rregullimin e fasadës, sepse aty është specialiteti i biznesit tim, në fushën e restaurimeve arkeologjike,” shtoi ai.

Kur BIRN i vuri në dukje se kompania italiane kishte falimentuar, Çoma deklaroi se nuk i kujtohej se kush ishte kompania me të cilën kishte bashkëpunuar.

“Nuk më kujohet se ka kaluar kohë,” tha ai, ndërsa shtoi se i ka dorëzuar punimet


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu