EMRAT/ Rebelohen 3 të paraburgosur në burgun e Peqinit dhe dhunojnë policët

0

Peqin- Revoltë në burgun e Peqinit.

Mësohet se ditën e sotme tre të paraburgosurit Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.

Në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, ata i kanë goditur. Te tre janë vënë nën akuze të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dërguar urgjent grup pune në burgun e Peqinit, ndërsa është kryer arrestimi në flagrancë i tre personave në fjalë.

Burime nga burgu i Peqinit bëjn me dije se arsyeja e konfliktit ka qenë për shkak se të burgosurit nuk kanë pranuar të futen në qeli pas përfundimit të orarit të ajrosjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu