Florian Marku surprizon Luiza Gegën, boksieri ka një mesazh për të rinjtë shqiptarë

0

Nderimi dhe respekti për Luiza Gegën erdhi jo vetëm nga krerët e shtetit shqiptar, por edhe nga njerëz të thjeshtë. Por një personazh i veçantë ka surprizuar me vizitën e tij.

Boksieri Florian Marku i është afruar atletes kampione, duke e përqafuar dhe uruar për suksesin më të fundit. Marku gjithashtu lëshoi një apel për të rinjtë shqiptarë.

“Besoni dhe luftoni fort për ëndërrat tuaja. Luiza është modeli më i mirë i suksesit. Stërvituni dhe punoni sa më shumë, sepse një ditë do të shpërbleheni. Unë e kam nisur nga hiçi” – u shpreh Marku, që pasnesër do të duelojë në “Air Albania”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu