Aksident me vdekje në Himarë.
Ngjarja ndodhi në rrugën rurale të fshatit Tërbaç.
Gjatë natës, L. H., 40 vjeç, dyshohet se, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.