Në burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për Arbër Paplekajn (Arsyeja)

0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt, i cili ndodhet në burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve. Ndërkaq seanca e radhës do të mbahet më datë 16 shtator.

Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje, ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes dhe për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre. Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë./ InfowebTv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu