DURRËS- Kodrinat e Durrësit janë përfshirë nga flakët këtë pasdite. Mësohet se zjarri masiv po përhapet me shpejtësi. I favorizuar dhe nga era, zjarri po u afrohet banesave dhe po rrezikon jetën e banorëve të zonës.
Zjarrfikësja mësohet të jetë lajmëruar, por ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa në njerëz nuk dihet nëse ka.