Librazhd – Një furgon është futur aksidentalisht brenda në dyqan paraditen e sotme në një market në Librazhd.
Sipas burimeve për INFOWeb/ MEDIA, shoferi i furgonit, sapo ka zbritur të dërgojë mallra për marketin, furgoni mesa duket nuk ka qenë nën sigurinë e frenimit dhe për shkak të pjerrësisë së rrugës ka lëvizur në drejtim të gabuar duke u përplasur me dyqanin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet./ InfowebTv