Qyteti i Elbasanit vijon të jetë pararojë në sportin e Radioamatorizmit . Vit pas viti ky sport ka njohur rritje, ndërsa ata që konsiderohen iniciatorët e tij janë duke seleksionuar trofetë e radhës. Aktiviteti i fundit ku ekipi elbasanas dha një paraqitje dinjitoze ishte fitorja e regjistruar në kampionatin kombëtar të mbajtur pak ditë më parë në Tiranë, duke u shpallur kampion.Pikërisht, për këtë arritje, shefi i klubit shumësportësh në Elbasan, Mirandi Backa, ka pritur ekipin e Radio Sport Elbasani. Z. Backa vec përgëzimeve për rezultatet pozitive i ofroi ekipit mbështetje institucionale për aktivitetet që do të pasojnë.
Ndërkohë, Drini Dervishi, trajneri i ekipit, evidentoi pasionin që kanë sportistët, duke premtuar të tjera rezultate pozitive në vijim.
Kujtojmë se Shqipëria është renditur e gjashta në botë gjatë Kampionatit të 17-të të Radioamatorizmit që u zhvillua në Herceg Novi të Malit të Zi. Dhe nje pjësë e mirë e këtyre sportisteve i përkasin Ekipit te Elbasanit.