Detaje si ndodhi plagosja në Elbasan. Mbledhësi i kanaçeve qëlloi me thikë të riun pas sherrit në lokal

0

Zbardhen detaje se si ndodhi sherri me thika në Elbasan.

I riu i plagosur, Fabio Shypeja ka një lokal në zonën ku ndodhi ngjarja.

Agresori është Petrit.R 54 vjeç, endacak që mbledh kanaçe si dhe një njeri i alkoolizuar.

Në momentin kur ndodhi ngjarja, 54 vjeçari ka qenë duke ofenduar familjarët e të riut dhe ai e nxjerr jashtë ambienteve të lokalit.

Pas kësaj, mbledhësi i kanaçeve, ka shkuar te karroca ku kishte kanaçet, merr një thikë dhe e godet mbas shpine drejt e në fyt Fabio Shypenë.

I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia e kapi autorin pas disa minutash. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu