Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.
- Sipas burimeve për INFOWeb/Media, një makina ka marrë përpara një punonjës të pastrimit të rruges, ndërsa ky i fundit ka qenë në krye të detyrës.
- Sipas informacioneve bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në “Urën e Lizës”
- Shoferi i automjetit dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.
- I plagosuri ndodhet në spital dhe është nën kujdesin shëndetësor.
- Policia është duke kryer hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.