Aksident në seri në aksin Elbasan-Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Dopaj’.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë fillimisht nga rruga, por më pas disa të tjerë janë përplasur si pasojë e humbjes së kontrollit.
Gazetari ynë në vendin e ngjarjes raporton se të paktën 5 automjete janë përfshirë në këtë aksident dhe se ka edhe të plagosur.
Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata me automjete.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila po normalizon trafikun dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Infoweb Media