Fondacioni Joscelyn mbështet iniciativat komunitare. Ngrihet Këshilli Rinor në Peqin

0

Fondacioni Joscelyn është një organizatë humanitare Shqiptare e themeluar në vitin 2015. Qëllimi i saj është për të pasur komunitete aktive në Shqipëri.

Gjatë këtyre viteve organizata ka zhvilluat projekte të ndryshme me në fokus të rinjtë, fëmijët, gratë dhe komunitetet vulnerabël me në fokus qytetarinë aktive, punësimin, mbrojtjen nga dhuna, sipërmarrjen sociale etj.

Por në një qytet të vogël siç është Peqini shumë pak donatorë fokusohen për të punuar me këtë komunitet, por Fondacioni Joscelyn falë mbështetjes së Lëviz Albania ka ngritur tashmë Këshillin Rinor Peqin.

Ky organ të rinjsh të cilët janë vullnetarë dhe do të sjellin shqetësimet e bashkëmoshatarëve të tyre pranë Bashkisë Peqin, kanë realizuar 3 iniciativa komunitare, të cilat janë për tu përgëzuar dhe për tu ndjekur si një shembull pozitiv kur të rinjtë bëhen bashkë dhe sjellin ndryshimin në komunitetet e tyre.

Ato kanë realizuar që në shkollat e tyre të ketë kosha për të hedhur mbeturinat, të ketë pemë për të pasur një ambient të gjelbërt dhe stola për të kaluar një kohë cilësore pranë ambienteve të shkollës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Këshillit Rinor Peqin” me mbështetjen e Leviz Albania projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu