Vodhën me armë një banesë në Krujë, pranga dy hajdutëve

0

Vodhën me armë zjarri, në një banesë në fshatin Brret të Krujës, arrestohen dy autorët e dyshuar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet K. G., 38 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

NJOFTIMI I POLICISË

Sekuestrohen arma e zjarrit që autorët kishin me vete gjatë vjedhjes, municion luftarak dhe sendet që këta 2 shtetas vodhën në banesën e një 40-vjeçari.

2 autorët e arrestuar, të dyshuar edhe për disa raste të tjera të vjedhjes me armë, në vende të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në fshatin Brret, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Brreti”, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:

-K. G., 38 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur me arme zjarri (pushkë gjysmë-automatike), kanë vjedhur në Brret, Krujë, në banesën e një 40-vjeçari. Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta 2 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, per veprën penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu