Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, dhjetë të arrestuar, kapet 3 kg heroinë

0

Dje qyteti i Corunës ishte skena e një prej bastisjeve më të mëdha të vitit kundër trafikut të heroinës, ku është shkatërruar një bandë shqiptare që akuzohet për trafik heroine.

Si rezultat janë sekuestruar 3 kg heroinë dhe po ashtu kanabis, teksa janë arrestuar 10 persona, të gjithë anëtarë të një bande shqiptare, sipas informacioneve të fundit.

Raportohet se në pranga kanë rënë edhe disa shtetas spanjollë.

Operacion që çoi në çmontimin e bandës shqiptare u krye nga Garda Civile dhe Policia Kombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu