Filmi “Strange World” vjen në kinematë shqiptare më 24 Nëntor. Por ky film për fëmijë nuk është një histori e zakonshme për vogëlushët e pafajshëm shqiptarë.
Një prej personazheve kryesorë të këtij filmi të animuar i cili është një adoleshent, tregon në film pëlqimet e tij homoseksuale për një shok shkolle, që shpreson të përfundojë me një fund dashuror.
Filmi i Disney ka marrë kritika në shumë vende të botës, në disa të tjerë është quajtur mëse normal, ndërsa në Shqipëri ka alarmuar prindërit. Për pak ditë ky film do të shfaqet me pagesë në kinematë shqiptare.
Të shqetësuar, prindërit shkruajnë:
“U vura në dijeni që tek një film i animuar për fëmijë që do shfaqet tek kinematë shqiptare ka përmbajtje të një marrëdhënie dashurore të dy fëmijëve homoseksualë. Më duket absurde që fëmijëve të pafajshëm dhe “naivë” tu imponohet një doktrinë e tillë. Ju lutem postojeni që të paktën prindërit të dijnë se në çfarë filmi po e dërgojnë fëmijën. Titulli i filmit është “Strange World”. Ju faleminderit!”