PËRRENJAS- Mesnatën e kaluar në një lokal në qytetin e Prrenjasit është vendosur një lëndë plasëse. Nga shpërthimi ka pasur dëme të pjesshme dhe thyerje të xhamave edhe të disa apartamenteve pranë biznesit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00 të ditës së djeshme. Shpërthimi ndodhi në biznesin i cili është në pronësi të një biznesmeni.
Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka rënë në gjurmë të autorëve të dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse në këtë biznes.
Librazhd/Informacion paraprak
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, pas hetimeve paraprake të kryera në lidhje me hedhjen e një sasie të vogël lënde plasëse, përballë lokalit të shtetasit Dh. K., rreth orës 02:30, të ditës së sotme, kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.