“Tërbohet” 41-vjeçari, rreh babanë dhe e bën për spital

0

Një 41 vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike mbi babain e tij.

Si pasojë e dhunës së ushtruar i ati, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin mjekësor, në spitalin e Vlorës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu