Krim makabër në Kosovë. Burri vret gruan shtatzënë para maternitetit

0

Një grua shtatzënë, dyshohet se është vrarë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare. Telegrafi shkruan se gruaja dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ekipi mjekësor konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeçare.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha Ahmeti.

Në videon e mëposhtme shihet trupi i pajetë i 35-vjeçares, e cila dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Trupi i saj është mbuluar me çarçaf të bardhë, ndërkohë që ende nuk ka dalë ndonjë informacion në lidhje me arrestimin e autorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu