Pensionistët dalin me natë nga shtëpia në Elbasan për të tërhequr shpërblim

0

Pa nisur mirë dita, pensionistët kanë dalë nga shtëpia dhe u janë drejtuar pikave ku shpërndahen paratë. Në radhë presin të marrin shpërblimin edhe pse pohojnë se nuk është i mjaftueshëm në një kohë kur cmimet janë rritur ndjeshëm. Të indinjuar theksojnë se prej 30-të vitesh të majtë e të djathtë janë tallur me moshën e tretë, duke i akorduar vecse lëmoshë .

Me dinjitetin e nëpërkëmbur dhe në nevojë për shumë të moshuar shpërblimi as këtë fundvit nuk do të shkojë për të pasuruar tryezën e fundvitit, por për të blerë ilace, apo shlyer faturat e ujit dhe energjisë elektrike.

Në një kohë kur cmimet në vend janë rritur si pasojë e konfliktit Rusi-Ukrainë, tryeza e këtij fundviti pritet të jetë edhe më e vakët për shumë familje në Shqipëri. E ndërsa të moshuarit u duhet të mjaftohen me 5 mijë leke, kategoritë e tjera sic janë invalidët do të marrin shpërblim edhe më pak, vetëm 3 mijë leke. /Nga Entela Duka, Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu