Aksidenti i rëndë në Elbasan/ Identifikohet viktima, plagosen gruaja me djalin dhe një pasagjer, si paraqitet gjendja e tyre

0

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Elbasan.

Mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në humnerë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 38-vjeçari Besnik Xhemal Samurri

Burime për Infoweb Media bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur tre persona që udhëtonin me viktimën, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali Fatjon Maloku.

Nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar daljen nga rruga të mjetit. Pritet që hetimet të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu