Makina përplas për vdekje të moshuarin, drejtuesi largohet nga vendngjarja

0

BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Lushnje. Mësohet se në fshatin Polizhan një makinë ka përplasur për vdekje një 72-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. Pasi ka përplasur të moshuarin, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar që t’i dhënë ndihmën e parë, por është larguar nga vendngjarja me shpejtësi.

Ndërtohë që 72-vjeçari me emrin Idajet Çobo është gjetur në rrugë nga makinat e tjera, që po lëviznin. Edhe pse është marrë ambulanca për në spitalin e Beratit, i moshuari nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra. Identiteti i drejtuesit të mjetit ende nuk dihet, ndërkohë që po ponohet për gjetjen dhe arrestimin e tij.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu