Ylli francez tani vlen 180 milionë euro, duke kaluar edhe Erling Haaland (22/170 milionë euro) si lojtari më i vlefshëm në botë.
GJERMANI – Në Kupën e fundit të Botës në Katar, 53 futbollistë yje arritën të rrisin sërish vlerën e tyre në treg, sipas përditësimit të portalit online “transfermarkt.de”. Dymbëdhjetë nga këta vijnë nga Bundesliga, duke përfshirë edhe një lojtar të kombëtares gjermane, pavarësisht eliminimit të turpshëm në raundin paraprak.
Ylli i DFB-së, është një shpërthim i vërtetë milionash para Krishtlindjeve. Niclas Füllkrug (28, Werder Bremen) dyfishon vlerën e tij në treg! Më parë ishte 5 milionë euro, tani kushton 10 milionë euro. Në tre ndeshjet e raundit paraprak, “Lücke” gjithmonë hynte në lojë si zëvendësues. Në vetëm 66 minuta lojë ai shënoi dy gola (1-1 kundër Spanjës dhe 4-2 kundër Kosta Rikës) dhe një asistim (2-2 kundër Kosta Rikës).
Gjithsesi nuk ka humbës të vlerës në tregun e futbollit. Christian Schwarz, shefi i ndërkombëtar në Transfermarkt shpjegon: “Kupa e Botës është një vitrinë për lojtarët për të tërhequr sytë e publikut botëror. Prandaj, u konsideruan vetëm futbollistët që ishin në gjendje të përmirësonin ndjeshëm statusin e tyre gjatë turneut dhe ishin në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, gjë që përfundimisht çon në rritjen e interesit në tregun e transferimeve. Rrjedhimisht, përditësimi i Kupës së Botës shkon në rreshtin e parë rivlerësimet dhe jo për zhvlerësimet”.
‘Fituesi’ më i madh i Bundesligës është Josko Gvardiol (20). Qendërmbrojtësi kroat i Leipzig ka mundur të shpërblehet me një medalje bronzi për një turne shumë të fortë. Parisi, Man.City, Man.United dhe Chelsea janë në rrugën e tij. Por qendërmbrojtësi ka zgjatur kontratën me RB deri në vitin 2027 dhe ka vetëm një klauzolë lirimi prej 112 milionë euro në vitin 2024.
Gjithashtu, një rritje të lartë në Kupën e Botës ka patur edhe Jude Bellingham (19). Ylli i BVB-së dështoi me Anglinë në çerekfinale kundër Francës, ishte titullar në të pesë ndeshjet e “Tre Luanëve”. Në vend të 100 milionë eurove të mëparshme, ai tani qëndron në 110 milionë euro të pabesueshme, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në Bundesligë përpara yllit të Bayernit, Jamal Musiala (19) me vlerë 100 milionë.
Jashtë Bundesligës, mega-ylli i Francës, Kylian Mbappé (24) dhe kampioni botëror i Argjentinës, Enzo Fernandez (21) janë ndër lojtarët me rritjet më të mëdha të vlerave në tregun e futbollit ndërkombëtar. Të dy kanë rikuperuan një plus prej 20 milionë eurosh. Mbappé, tani vlen 180 milionë euro, duke kaluar edhe Erling Haaland (22/170 milionë euro) si lojtari më i vlefshëm në botë.
Shikoni rivlerësimet e disa prej futbollistëve: