Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm Klement Çala për pastrim parash

0

ELBASAN- Klement Çala është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Elbasanit, lidhur me akuzën e ngritur nga prokuroria ndaj tij për pastrim parash. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila e ka deklaruar të pafajshëm Klement Çalën, për akuzën “pastrimi i produkteve te vepres penale”.

Vendimi është dhënë këtë të enjte, 29 dhjetor në Gjykatën e Elbasanit.

Klement Çala është i akuzuari i 7-të si pjesë e bandës së grabitësve që vodhën paratë e bankës në rrugën e Rinasit, përkatësisht në Qafë Kashar. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Klement Çalën me 25 vite burg më 14 nentor 2017, si një nga të akuzuarit për grabitjen e 3.2 milionë Eurove në rrugën e Rinasit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu