Hodhi fëmijën në lumë, flet doktori i maternitetit: “zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës”

0

Senad Halluni- shef i shërbimit obstetrik gjinekologjik:

32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat.

Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës.

Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh.

Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës.

Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu