Ofiçina përfshihet nga flakët, digjen disa makina

0

Një ofiçinë është djegur pasditen e sotme në fshatin Savër në Lushnje. Ndërtesa që shërben për lyerje makinash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, e brenda janë djegur disa mjete duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Mjetet kanë qenë gati për lyerje, por janë përfshirë nga flakët. Nuk dihen ende rrethanat në të cilat u shkaktua zjarri, ndërsa Policia ka nisur hetimet, pasi dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu