Një anije mallrash është përfshirë nga flakët në Portin e Durrësit këtë pasdite.
Burime për median bëjnë me dije se anija “Kledes Mary”, shërbente për transportin e mallrave dhe se nuk dihet ende nëse ka qenë e ngarkuar apo bosh.
Në vendngjarje kanë arritur forcat e zjarrfikëses dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.