Dy shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë pasi kryenin vjedhje në zona të ndryshme
Mediat e huaja bëjnë me dije se autorët janë ndjekur me helikopter nga policia, pas tentativave të tyre për t’u larguar.
Mësohet se një prej shqiptarëve ia ka dalë të arratiset.
Si ndodhi operacioni:
Fillimisht operacioni u krye nga policia dhe në momentin që u kërkuan të ndalonin, autorët janë larguar me shpejtësi me makinë duke u përplasur edhe me automjetin e policisë. Ndërkohë operacionit iu bashkua menjëherë edhe një helikopter i policisë federale dhe në fund arritën të arrestoni dy prej tyre , ndërsa personi i tretë u arratis.
“Të dyshuarit vinin nga Shqipëria dhe makinën e tyre e kishin me targa holandeze”, kanë sqaruar autoritetet.