Del FOTO e 20-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në aksidentin në Elbasan

0

Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar një këmbësor.

Këmbësori i identifikuar si Fiori Sula, 20 vjeç, banues në Cërrik u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroji jetë.

Ngjarja ka ndodhur pranë nënkalimit të hekurudhës, në një vend ku kanë ndodhur mjaft aksidente me vdekje.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, i riu Fiori Sula 20 vjeç ka qenë duke kaluar te vijat e bardha, kur mjeti ka ardhur me shpejtësi dhe e ka përplasur.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Për këtë qëllim do të përdoren kamerat e bizneseve përgjatë rrugës.

Stafi i Infoweb Media i shpreh ngushëllime familjarëve!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu