Ky është mjeti që do të transportohet në rrugën Durrës-Elbasan duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme dhe që pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit për shkak të madhësisë.
Gazetarja jonë në Durrës informon se makineria shërben për prodhimin e oksigjenit, azotit, hidrogjenit etj, dhe do të shërbejë pranë kompanisë Kurum në Elbasan.
Më herët edhe policia doli me një njoftim zyrtar për drejtuesit e mjeteve.
Transporti do të kryhet nga ‘Balkan trans’ dhe firmës greke ‘Krous Talelis’ që merret me transporte të veçanta.
Gjatësia e makinerisë bashkë me kamionin shkon deri në 50 m, ndërsa lartësia e pajisjes 5.15 m. Duket se problem mbeten disa ura apo nënkalime ku do të kalojë makineria. Infoweb Media