Vetmia në moshën e pensionit konsiderohet vrastare, sidomos pas humbjes së “njeriut të jetës” . Jeta për 79-vjecarin Braham Coka pas vdekjes së bashkëshortes rreth 2 dekada më parë nga një sëmundje e rëndë nuk është më e njëjtë . Pohon se fëmijët janë larguar larg dhe vazhdojnë jetën e tyre, ndërsa ai ka qënë i detyruar të jetojë me kujtimet e bashkëshortes, madje dhe të kuvendojë me foton e saj të cilën se ndan nga dora. I moshuri nga lagjia “5 maji” tregon se që nga ajo kohë edhe ai ndjehet gati i vdekur.
I brakisur nga të gjithë thotë se sikur të mos mjaftonte fatkeqësia që i ra, Instituti i Sigurimeve Shoqërore pas 18 vitesh i gërvishti plagën e dhimbjes së bashkëshortes teksa i kërkuan të shlyejë një kompesim që ka fituar pas vdekjes së saj. I moshuari pretendon se ato para nuk i ka tërhequr asnjëherë, por pavarësisht kësaj është detyruar tia kthejë shtetit nëpërmjet pensionit të tij modest.
Hallet për 79-vjecarin në Elbasan duket se nuk kanë të mbaruar. Nga banesa e tij e amortizuar, pa asnjë kujdes femëror dhe e ftohtë këto ditë shkurti thotë se edhe pse ka punuar në kombinatin metalurgjik sot nuk i njihet vjetërsia e punës. I prekur në” palcë” i bën thirrje shtetit se nuk kërkon asgjë vecse djersën e tij. I prekur shton se jo rrallë herë ka menduar edhe vetëvrasjen.
Të kontaktuar nga Infoëeb Media specialist të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore bëjnë me dije se 79- vjecari pas vdekjes së bashkëshortes në vitin 2005 iu derdh gabimisht nga ana sigurimeve një kompesim, por u konstatua vetëm një vit më parë . Specialistja shton se në rastin kur gabimi kryhet nga ana e institucionit qytetarit i mbahet vetëm 20 përqind e vlerës përfituese, duke vendosur në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës.