Parandalohet atentati në Elbasan, dyshohet se do kryhej nga dy vrasës me pagesë

0

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë ka parandaluar një atentat në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.

Në zonën e quajtur “Ish-Konservimi” pranë stadiumit “Elbasan Arena” është lokalizuar një automjet i parkuar tip fuoristradë. Dhjetëra forca policie kanë rrethuar automjetin, brenda të cilit janë gjetur dy armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fishekë, si dhe një shishe me lëndë djegëse.

Po hetohet se kujt i përkiste mjeti dhe kush ishte objektiv i atentatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu