VIDEO/ Dhunë edhe jashtë stadiumit, tifozët e Elbasanit sulmojnë me gur autobusin e Pogradecit

0

Ndeshja mes Elbasanit dhe Pogradecit në Kategorinë e Dytë është shënuar me plot incidente.

Pasi lojtarët e Pogradecit sulmuan arbitrin pas një penalltie në favor të Elbasnit në minutën 5′, dhuna është përhapur dhe jashtë fushe.

Kështu pas ndeshjes e cila përfundoi 1-1 nuk është pritur mirë nga sportdashësit elbasanas.

Si hakmarrje ndaj ekipit pogradecar është goditur autobusi i KF Pogradecit para hyrjes në Librazhd, nga një mjet BMW duke i thyer xhamin.

Ndërkohë, Policia është vënë ndjekje të mjetiti BMW i cili ka ikur drejt Elbasanit.

Infoweb Media sjell ekskluzivisht pamjet e autobuzit të ekipit të sulmuar me shishe dhe gurë

Prej 1 ore policia ka ndaluar autobusin e Pogradecit për të regjistruar procedurën në lidhje me sulmin e bërë nga tifozat e Elbasanit.

Dhunë u shënua edhe dje në ndeshjen Gramshi-Valbona ku presidenti i ekipit vendas goditi me grusht arbitrin, ndërsa ndeshja u ndërpre përfundimisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu