Moti i keq në Durrës, këputen litarët e tragetit “Af Claudia”, përplaset me kalatën

0

DURRËS- Moti i keq këput litarët e tragetit që do nisej drejt Anconas. Trageti ‘Af Claudia’, i cili pritej të nisej drejt Ankones për shkak të kohës së keqe në Durrës ka pësuar një aksident dhe është përplasur me bankinën e portit.

Ka qenë edhe vetë Kapiteneria e Durrësit, ajo që e konfirmoi këputjen e litarëve nga era e fortë. E menjëherë pas ngjarjes, për të ndaluar dëmtimin e tragetit ka shkuar në ndihmë rimorkiatori i portit.

Në momentin e ngjarjes, fatmirësisht nuk ka pasur pasagjerë brenda në traget.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu