Berisha: Historia do na dënojë nëse nuk shporrim Ramën dhe regjimin e tij

0

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u takua ditën e sotme me aktivistë të PD-së të degëve 1, 3 dhe 4. Berisha u shpreh në fjalën e tij se Edi Rama në këto vite ka thelluar akoma më shumë borxhin publik, ndërkohë që nuk ka rritur as pagat dhe as pensionet për qytetarët. Berisha u shpreh se Rama ka vendosur borde komuniste për të rritur çmimet e produkteve. Ai mori shembullin e Kosovës duke theksuar i shpërndau ato të ardhura për qytetarët.

“Ti nuk ke asnjë ndjenjë për këta njerëz. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat më të larra në rajon përfshirë këtu dy vendet anëtare të BE, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot i kemi 30-40% më të ulëta se në Kosovë. Dhe në disa sektorë edhe dy herë më të ulëta. Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë.

Por kryeministri dhe qeveria e Kosovës e ndjejnë që ajo ka detyrime ndaj qytetarëve. Ato të ardhura janë të qytetarëve, dhe jo të një grushti qeveritarësh hajdutë që i përdor ato si personale. Nëse do ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave në të cilën ne, në dy mandate mbi 2-fishuam rrogat dhe pensionet e ulëta, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është. Shqiptarët do të kishin rroga 2 ose tre herë më të larta. A ka mundësia Shqipëria ta bëjë këtë? Mundësi absolute ka. Mos harroni një gjë.

U rritën rrogat dhe pensionet në një kohë kur por nga ato para që mblidheshin u ndërtuan 11 mijë km rrugë. Mbi 1300 shkolla, kopshte, objekte arsimore, mbi 700 sisteme ujësjellës kanalizime. Borxhi u rrit nga 58 në 62.6%. Borxhi i tij u rrit në 107. Imagjinoni pak çfarë ka ndërtuar ky në 9 vite në Shqipëri?! Vjedhje dhe vetëm vjedhje. Ekspertë të pavarur kanë konstatuar se në punimet publike është vjedhur 90% e fondit. Këta janë shndërruar në lukuni të vjedhjes së fondeve tuaja. Praandaj rrogat nuk rriten.

Edhe pse çmimet rriten në Shqipëri dhe kudo në botë. Por ky vë borde komuniste dhe me ato cakton çmime që nuk ekzistojnë askund. Mbledh me ato mbi normalen 520 mln euro. Dhe in dan me oligarkët e tij. I mblodhi Kosova, jo me borde. Ia ktheu qytearëve dhe biznesit. Kështu funksionon një shtet që nuk vidhet nga mëngjesi deri në darkë. Kurse këta vetëm vjedhin. A mundet ne ta pranojmë për kryeministër një njeri që vjedh shqiptarët. Nuk ka dënim më të madh që do na bëjë historia nëse nuk e shporrim atë dhe regjimin e tij”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Ramën se në vitin e parë si kryeministër zotëronte një pasuri 200 milionë euro e fshehur në offshore. Berisha iu referua raportit të OSBE të publikuar në vitin 2014, një vit pasi Edi Rama kishte marrë pushtetin. Kryedemokrati tha se Rama nuk e përgenjështroi raportin e OSBE dhe as në gjykatë nuk guxoi të shkonte.

‘Edi Rama është unik në qëndrimet e tij ndaj opozitës. Ky mund të jetë kryeministri i vetëm sot në Europë dhe botë që korrupton dhe kontrakton si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA-së. E angazhon atë me fuqitë e postit që kishte për shkatërrimin e opozitës shqiptare, sepse atij i duhet një pushtet i pakufizuar. Sepse atij i duhet të vjedhi dhe të mos e akuzojë kush. Sepse atij i duhet të konsolidojë shtetin e drogës.
Mos harroni një gjë. Edi Rama është politikani i vetëm që u akuzua direkt nga OSBE në raport. Vitin e parë që u bë kryeministër se ka në llogaritë ofshore 200 mln euro. Po nuk ktheu përgjigje kurrë. Se një raport edhe mund të mos i ketë të sakta, por ti je i detyruar ta kthesh një për një dhe ta hedhësh edhe në gjyq, dhe ti thuash hajde provo shpifjet tua. Asnjë përgënjeshtrim nuk bëri, as në gjykatë nuk hodhi se OSBE i tregonte faturat atij.
E gjithë Tirana e dinte se ishte mister 20% për pallatet, prandaj dhe OSBE e nxori raportin për të.
Po tani thoni ju sa është, ju garantoj se synon vetëm miliarda. Ajo që mund të ju duket çudi por ju them ju, se ky synon miliarda. Ky nuk ngopet.

Ky vjedh qindra milionë në buxhetin e shtetit me aferën e djegësve. Ja tha Arben Ahmeti haptas, qeverinë nuk isha aq i fortë sa ta lëvizja unë. Djegësat lëvizën të gjithë qeverinë dhe e lëvizën. Nëse brenda 24 orësh një shkresë firmoset 17 herë nuk ndodhur kurrë në qeveri. Ajo ndodh vetëm kur kryeministri ngarkon sekretarin e përgjithshëm dhe i thotë se do të rrish këtu në telefon dhe deri sa të kalojë nga kjo ministri në këtë ministri dhe ta sjellës në zyrë nuk do të lëvizësh. Nuk bëhet ndryshe, burokracia është e ngadaldë, nuk është e rrufeshme. Por ka ndodhur tek djegësat. Prandaj i tha, ti e ke lëvizë jo unë.

Në fakt ai e ka lëvizë, ai është kryehajduti. Atij i tha Edmond Ahmeti, drejtor i Agjencisë së Prokurorimeve; zoti kryeministër nuk mund të firmoset kjo kontratë siç thotë këtu me negociata të mbyllura, sepse nuk i leoj ligji. Negociata të mbyllura do të thotë të mbyllesh në zyrë dhe të vjedhësh. Ai i firmosi, sepse e kishte ndërmarrje të tij, ose të Olsit, por Olsi këtë herë është në afera të tjera, këtë herë është vetëm ai direkt.

Firmosi, por sa? 420 mln euro. Çfarë ndodh. A e dini ju se djegësi i Tiranës është i firmosur si investim privat, dhe i tëri është investim publik, është vjedhje publike sepse aty nuk ka djegës e asgjë. Por paratë, miliona e miliona, vidhen nga ai dhe Erion Veliaj, të dy bashkë. Dërgohen në Holandë, nga Holanda në ofshore dhe ka shumë mundësi një pjesë në Iran.’- tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu