Është 65 vjece dhe sot duhet të shijonte pensionin. Por Natasha Fifo , tornitore një profesion i pazakontë për një femër vijon ende të punojë në punishten e saj. Madje edhe sot për 8 mars, kur gratë kanë dalë të festojnë ajo thotë se kurrë nuk ka festuar , por i është përkushtuar punës.
Natasha Fifo flet për Infoweb Media dhe thot se ndjehet e lumtur që profesionin e saj ia ka trashëguar djemve, ndërsa shton se ka qënë vetëm 20 vjece kur ka nisur këtë zanat të rrallë për një grua.
Sot ndihmon djalin në punishte. 65- vjecarja thotë se do të punojë deri sa shëndeti tia lejoj. Ndjen keqardhje që profesioni që ajo e do aq shumë po humbet, shqetësim të cilian ia përcjellin edhe klientët e saj.
Si e vetmja tornitore në Elbasan konstaton se interesi për zanatet ka rënë , pasi të rinjtë nuk e duan punën. Ndaj e moshuara e ka një mesazh edhe për ta.
E ndërsa rrugët janë tejmbushur nga gra të cilat festojnë në vend që të protestonin për të drejtat e mohuara Natasha Fifo nxiton të mbyll në kohë porosinë e radhës dhe të marrë falenderimet e klientëve të saj.