Elbasani mirëpret në shesh Ditën e Verës.
Të shumtë janë qytetarët që po ndjekin koncertin festiv me këngëtarët më në zë të skenës shqiptare.
Nën dekorin festiv dhe dritat shumëngjyrëshe qytetarë të grup-moshave të ndryshme po kalojnë momente festive, ku veç vendasve janë të shumtë ata që vijnë nga rrethet çka konfirmohet edhe nga prenotimet në hotelëri.
Festa popullore e Ditës së Verës nuk mund të festohet askund më mirë sesa në vendin ku ka lindur.