U kapën me 260 kg kanabis në Vlorë, gjykata lë në burg katër rumunët e arrestuar me drogë

0

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 4 turistët rumunë të arrestuar pak ditë më parë në Vlorë, pasi në rulotët ku udhëtonin iu gjetën dhe sekuestruan 260 kilogramë lëndë narkotike, kanabis.

Ata u arrestuan pak ditë më parë ndërsa lëviznin me dy rulotë luksozë, ku kishin fshehur edhe lëndën narkotike.

Kjo e fundit po transportohej drejt Greqisë dhe shteteve të tjera me qëllim për t’u shitur.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorët shqiptarë të cilët porosisnin transportin e lëndës narkotike jashtë vendit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu