Përleshje e ashpër në burgun e Domokos në Greqi, shqiptari plagos me thikë dy të dënuar

0

Një përleshje e ashpër ka ndodhur në burgun e Domokos në Greqi. Sipas informacioneve, autori është një 48-vjeçar shqiptar dhe viktimat një 28-vjeçar algjerian dhe një 29-vjeçar palestinez.

Episodi i egër ndodhi për arsye ende të panjohura në orën 08:15 të mëngjesit të së martës, mes qelive 15 dhe 19. 48-vjeçari, i cili vuan dënimin me burg prej 34 vjet e 6 muaj për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe grup kriminal plagosi me sende të mprehta dy personat që u transferuan në spitalin e Lamisë.

Pas dhënies së ndihmës së parë, algjeriani i plagosur, i cili vuan dënimin me 10 vjet për grabitje dhe lëndim të rëndë trupor, është kthyer në burg në orën 16:40, ndërsa palestinezi, i cili vuan dënim 15 vjet e 10 muaj dënimi për drogë, grup kriminal, dhe arratisje ndodhet ende në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu